Kujdesi për zemrën
Kardiologjia është disiplinë mjekësore që merret me diagnostikimin, ekzaminimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin zemrën, enët e gjakut që ushqejnë zemrën (arteriet koronare) dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Duke marrë parasysh faktin se çdo qelizë e trupit për të mbijetuar kërkon oksigjen dhe lëndë ushqyese, të cilat mbarten nga gjaku, rëndësia e sëmundjeve që diagnostikohen dhe trajtohen në departamentin e Kardiologjisë kuptohet më mirë.