TECHNOLOGY

Artis Zeego

Artis Zeego është një sistem inovativ i gjenerimit dhe zbulimit të rrezeve X. Megjithëse kjo pajisje është e orientuar për radiologji dhe kardiologji ndërhyrëse, ajo gjithashtu mund të përdoret për procedura hibride dhe angiografi kirurgjikale minimalisht invazive. Duke kapur më shumë anatominë njerëzore sesa të gjitha sistemet tjera te mëparshme të angiografisë konvencionale, informacioni i ofruar mundëson përshtatjen e menjëhershme me situatat ose korrigjimet e reja dhe dhënien e fleksibilitetit të ekipeve mjekësore duke zvogëluar nevojën për operacione pasuese.

Artis Zeego

Vështrim i përgjithshëm

Artis Zeego mund të instalohet në një larmi pozicionesh: biplane, të montuar në tavan, të montuar në dysheme dhe konfigurime shumë funksionale në varësi të hapësirës dhe nevojave.

Beneficionet

Reduktimi i dozës së rrezatimit gjatë procedurave ndërhyrëse.

 

Kontrast i zhvilluar i imazhit dhe saktësi që do të rrisë suksesin e procedurave.

 

Monitorim, raportim dhe dokumentim efikas dhe transparent i dozës.

 

Liria e lëvizjes përmes kombinimit të një krahu në formë C dhe një roboti të fuqishëm.

Phone
Hera Healthcare