Së pari, përmbajtja e kontrollave përcaktohet sipas moshës dhe gjinisë.
Së pari bëhet një ekzaminim shëndetësor nga një mjek kryesor përcjellës dhe fillon procesi i kontrollit. Në këtë ekzaminim, historia juaj mjekësore, historia familjare, zakonet ushqyese, mënyra e jetesës dhe faktorët specifik të mjedisit hetohen.
Pasi të merren informacionet përkatëse, kërkohen testet laboratorike të përmendura si më poshtë (gjak, urinë dhe jashtëqitje) dhe inçizimet radiologjike.
Rezultatet e këtyre testeve shqyrtohen nga mjeku kontrollues. Në rast se identifikohet ndonjë rrezik për ndonjë sëmundje, përmbajtja e kontrollit zgjerohet dhe pacienti referohet në departamentin përkatës, nëse kërkohet.
Në fazën e fundit, pacientit i ofrohen rekomandime për një jetë të shëndetshme në përputhje me rezultatet e të gjitha testeve dhe ekzaminimeve dhe përcaktohet se sa shpesh pacienti duhet të bëjë kontrolla.
Numërimi i plotë i gjakut
Shqyrtimi i përgjithshëm i shëndetit
Lipidet e gjakut dhe kolesteroli
Profili i hormoneve
Analiza e urinës
Gjak okul fekal
EKG
Testi i stresit kardiak
Ekografia
X ray të gjoksit
Mamografia (për gratë e moshës mbi 40 vjeç):
Tumor Markerat (sipas moshës dhe rreziqeve)
Ekzaminimi i gjirit (për të gjitha gratë e moshës 20 vjeç e lart)
Egzaminimi gjinekologjik (për gratë e moshës mbi 40 vjeç):
Egzaminimi urologjik (për burra të moshës mbi 40 vjeç)
Kontrolli një herë në vit ju ndihmon të menaxhoni të gjitha rreziqet tuaja shëndetësore!